“Fillo me një ide – Fito një intership” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale për tu bërë pjesë e këtij projekti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që kanë ide të reja.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: Do doja shumë që t’iu adresoja që në fillim si kolegë, se probabiliteti është shumë i lartë që me ata që kanë dëshirë, vullnet dhe ide ne do të jemi kolegë të ardhëshm dhe do të kiemi mundësi që të punojmë bashkë në Bashkinë e Tiranës dhe për gjithë aventura që do të kemi përgjatë gjithë jetës.

Veliaj shtoi se vendin e ndryshojnë njerëzit që kanë ide dhe jo ata që bëjnë analiza si “gjithollogë”.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: Vendin nuk e ndryshojnë njerëzit që bëjnë analiza nga divani dhe Facebook, apo komentatorët që shajnë kryesisht punën e të tjerëve. Nuk i ndryshon gjërat ‘kori i sharësve’, por kori i njerëzve që duan të bëjnë gjëra. Kush ka qenë pjesë e historive të viteve të fundit në Tiranë, e di që debati për Teatrin e Ri kapërceu nivelin e histerisë, u bë pjesë e fushatës, vazhdon të jetë pjesë e politikës, e djegies së gomave dhe molotovit javor te bashkia.

Projekti “Fillo me një ide – Fito një Intership” është në vitin e 6, dhe për këtë vit ofron që nëpërmjet një praktike 3-mujore pune, të rinjtë të kenë mund të shprehin idetë e tyre krijuese dhe inovative.

Klan News