“Vendimi anti-statutor. Zgjedhjet i shpall kryesia”

Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të shpallur zgjedhje në Lidhjen Demokratike të Gruas është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e këtij forumi, Albana Vokshi.

Ajo thotë se ndërhyrja e kryetarit duke krijuar procedura sipas dëshirës së tij dhe në shkelje të statutit të Lidhjes Demokratike të Gruas janë një dhunim arrogant i punës së strukturave dhe anëtareve të saj.

Vokshi thotë se zgjedhjet organizohen nga vetë forumi, sipas përcaktimeve statusore dhe as kryetari i partisë dhe asnjë komision zgjedhor i ngritur prej tij nuk mund të kenë rol në vendim-marrjen dhe menaxhimin e procesit.

Vendimi i zotit Basha është arbitrar, uzurpues dhe i bërë në mënyrë qesharake me një telefonatë”, shkruan Vokshi.

Tv Klan