Vrasja e 41-vjeçarit, 3 të arrestuar në Sarandë





Vrasja e 41-vjeçarit, 3 të arrestuar në Sarandë

09:17 18/08/2022

Ngjarja ndodhi për një vend parkimi në një lokal

Shkon në 3 numri i personave të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakia e ndodhur pasditen e së mërkurës në një hotel në Sarandë, i cili humbi jeten pasi u godit me thikë në zemër.

Përveç autorit të dyshuar Xhanelo Tarja 24 vjeç nga Laçi, policia njofton se është arrestuar edhe vëllai i tij Xhoi Tarja 18 vjeç. Të dy të rinjtë që punonin si kamarierë do të akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia ka arrestuar gjithashtu dhe administratorin e hotelit në Sarandë, Genci Ahmeti 41 vjeç ku punonin të dy vëllezërit, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakia nga Tepelena ndodhi pas një sherri për një vend parkimi pranë hotelit. 41-vjeçari u godit me thikë në zemër, i cili ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Tv Klan













Të ngjashme