“Marku u ndalua në Mal të Zi me urdhër të Interpol Tiranës”

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Viktor Markun të arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Në seancën e së martës, prokuroria ka paraqitur në gjykatë urdhrin e shoqërimit të autoriteteve të Malit të Zi, sipas të cilave ndalimi i Markut është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës.

Nga ana tjetër, avokati i Markut ka ngritur pretendimin se dokumenti duhej të sillej një ditë më parë dhe ka kërkuar në gjykatë të gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, por kërkesa është rrëzuar.

Nga ana tjetër, 34-vjeçari ka mohuar të jetë ai autor i krimit, ndërsa është shprehur se ditën e vrasjes ndodhej në Mal të Zi për të punuar.

Tv Klan