Vrasja në Fier, policia: Autori u largua me Range Rover



Vrasja në Fier, policia: Autori u largua me Range Rover

11:27 01/02/2021

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri në Fier këtë të hënë. Mësohet se viktima, Shkëlzen Kastrati, u qëllua ndërkohë që ndodhej brenda makinës së tij.

Sipas policisë, Kastrati është vrarë nga një person, i cili mbetet ende i paidentifikuar.

Pasi ka kryer aktin e rëndë, autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”. Ky mjet është gjetur i djegur nga uniformat blu tek “Mbikalimi i Baltzës”.

Shkëlzen Kastrati ndodhej në makinën e tij tip “Benz” kur iu bë atentati. Paraprakisht dyshohet se është vrarë për shkaqe që lidhen me hasmërinë.

Në autostradën Lushnje-Fier janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./tvklan.al







Të ngjashme