Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 4 personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ata janë Fran Marinaj banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”;

Dorjan Duli banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Mondi Ramaj banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese”;

Gëzim Vajushi banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, njofton OFL. /tvklan.al