Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, që është anëtar i një bande vendase

Policia e El Salvadorit arrestoi personin e dyshuar për vrasjen e një gjyqtari gjatë një ndeshjeje futbolli në kryeqytetin San Salvador.

Ngjarja shokoi botën e futbollit, e solli reagime edhe në vendin e Amerikës Qëndrore.

Në prangat e policisë ra Juan Manuel Cruz Lorenzana, 31 vjeç, i cili akuzohet se vrau Arnoldo Amajan më 12 Qershor.

Arbitri ndërhyri që të ndalte një përplasje në fushë, por u dhunua brutalisht nga tifozët dhe lojtarët duke humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Të afërmit dhe miqtë e Amajas kërkojnë që të vendoset drejtësia për këtë ngjarje të rëndë.

E motra e viktimës, Iris Guevara, e quajti monstruoze atë që i bënë gjyqtarit.

Sipas autoriteteve, Cruz Lorenzana mendohet se është një anëtar aktiv dhe vrasës i bandës Mao Mao.

Ai do të nxirret përpara gjykatës, pasi akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në grupet kriminale.

Klan News