Hakmarrjet për prishjen e një fejese në Kodër Kashar në periferi të kryeqytetit, kanë shënuar mëngjesin e së premtes viktimën e dytë brenda 10 muajve.

Rreth orës 8 të mëngjesit Bujar Xhaferri 52 – vjeç qëlloi për vdekje me pistoletë hasmin e tij, shtetasin Skëndër Aluku  67 – vjeç,  i cili po kthehej nga shtëpia e vajzës.

Xhaferri më pas ka njoftuar në telefon policinë për ngjarjen e kryer dhe është vetëdorëzuar tek patrulla më e parë e komisariatit numër 6.

12048728_10154023000734826_1745823617_n

Në foto: Autori i vrasjes, i arrestuar, Bujar Xhaferri

11801951_10154023000789826_263949113_n

Në foto: Autori i vrasjes, i arrestuar, Bujar Xhaferri

Me 17 maji të vitit 2015 djali i viktimës, Altin Aluku qëlloi për vdekje me kallashikov ish – vjehrrin Lutfi Xhaferrin  59 – vjeç dhe plagosi gruan e  tij, Naime Xhaferri 55 – vjeçe.

Për ngjarjen e majit, policia arrestoi autorin Altin Aluku dhe babain e tij Skëndër Aluku që u akuzua për armbajtje pa leje.

vrasja kashar

Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Ja ngjarja e ndodhur në vitin 2015 ku mbeti i vrarë Lutfi Xhaferri

Në vitin 2015 Altin Aluku, ka vrarë vjehrrin Lutfi Xhaferrin, si dhe ka plagosur vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës.

lutfi xhaferri

Në foto: Viktima, Lutfi Xhaferri

Ka qenë ora 6 e mëngjesit kur ai është qëlluar me breshëri automatiku në rrugën kryesore të Kodër Kasharit, pak kilometra larg Tiranës.

Ai po shoqëronte bashkëshorten, Naimen, e cila kishte dalë për të shitur qumështin kur janë përballur me priten e ngritur nga një bashkëfshatar i tyre.

Gruaja u plagos në dorë por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Ajo ka rrëfyer se ka qenë 39 –vjeçari, Altin Aluku, ai që ka zbrazur të gjithë karikatorin e kallashnikovit ndaj tyre. U ka dalë në rrugë dhe pa u thënë asnjë fjale ka nisur të qëllojë. Shënjestra ka qenë 59 –vjeçari. Pas i ka lënë të dy të shtrirë në rrugë, është larguar.

vrasja kashar

Disa fqinj të çiftit kanë dalë në rrugë pasi kanë dëgjuar të shtënat dhe  i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur.

“Dëgjuam të shtëna automatike rreth orës 06:00 dhe të bërtiturat e një gruaje. Dolëm për t’iu dhënë ndihmën e parë. Naime Xhaferri ishte e plagosur në dorë kurse Lutfiu kishte plagë të shumta në trup. U mblodhën disa persona për t’i ndihmuar. Çuam Lutfiun me furgon në spital por ishte pa shenja jete. Familja xhaferri ka 4 vajza, njëra u martua para dy muajsh. Vite më parë vajza ishte e fejuar me autorin e ngjarjes. Konflikti nisi për vajzën e martuar para dy muajsh”,

ka rrëfyer një fqinje e familjes Xhaferri.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, Naimja ka treguar se gjithçka rrjedh nga një fejesë e prishur.

Njëra prej 4 vajzave të çiftit Xhaferi ka qenë e fejuara e Alukut. Por fejesa ka marrë fund 1 vit më parë dhe për këtë autori i krimit fajëson prindërit e vajzës./tvklan.al