Vritet shqiptari në Spanjë, ekzekutohet me plumb në kokë

Foto: Vendi ku u gjet trupi i pajetë i shqiptarit

Vritet shqiptari në Spanjë, ekzekutohet me plumb në kokë

18:00 28/03/2019

Një shqiptar në Spanjë është ekzekutuar me armë zjarri brenda një automjeti. Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Totana të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e së mërkurës (27 Mars) pranë rrjedhës së lumit Guadalentin.

Ka dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë rreth një javë para se të gjendej nga autoritetet. Ka qenë një banor i zonës i cili njoftoi policinë se pranë lumit qëndronte prej 1 jave një makinë e parkuar dhe nuk kishte lëvizur. Kur shkuan në vendngjarje, hetuesit gjetën brenda automjetit trupin e pajetë.

Viktima kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën me origjinë shqiptare, por emri i tij nuk është bërë publik. Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

Nga hetimet e deritanishme, autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës. Ende nuk është e qartë nëse viktima u qëllua me armë aty ku u gjet, apo është ekzekutuar në vend tjetër dhe më pas trupi i tij u la pranë lumit Guadalentin. Ciladoqoftë, hetuesit janë të bindur se vrasja e shqiptarit i ngjason stilit mafioz.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT