Craig Bellamy nuk do jetë asistent i Vincent Company te Anderlecht. Shkak është bërë depresioni i rikthyer, me ish-sulmuesin e Liverpul që tashmë ka vendosur të jap dorëheqjen nga detyra e besuar pak vite më parë.

Belami ka nisur të trajtohet nga depresioni prej tre vitesh, por vetëm në Majin e vitit të shkuar zbuloi se vuante nga kjo sëmundje.

42-vjeçari uellsian e konfirmoi largimin pas fitores 7-2 që Anderlecht mori kundër Mechelen. Bellamy në karrierën e tij ka luajtur 78 sfida, duke shënuar edhe 19 gola.

Gjatë eksperiencës si futbollist, ai ka veshur fanella të shumta kryesisht në Mbretërinë e Madhe, si ato të Norwich, Liverpul, Manchester City dhe Kardif. Në karrierën e tij si trajner, Bellamy drejtoi ekipin U-21 të Anderlecht-it.

Klan News