Serbia pengesë kryesore në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian e konsideron çështjen e Kosovës.  Kryeministri belg, Charles Michel, pas vizitës në Tiranë ka qëndruar në Beograd ku ka kërkuar zgjidhje politike për problemet në rajon. 

Serbinë e ka konsideruar si vendin më të rëndësishëm në Ballkan për të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe mundësitë muajt e ardhshëm të mëdha për rajonin.

“BE nuk është projekt që bazohet në marrëveshje të thata, por në vlera serioze dhe të fuqishme të cilat janë një logjikë e paqes, stabilitetit, demokracisë dhe sigurisë.”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kompromisi për Kosovën është i dhimbshëm për Serbinë, por zgjidhje të lehta nuk ka. Ai ka kritikuar platformën e Kosovës, por sipas tij, negociatat bëhen me mbështetësit e Prishtinës. 

“Kjo platformë është një deklarim që ne i kemi të gjitha dhe Serbia vetëm duhet të na pranoje. Kjo nuk është një platformë për dialog. Fuqia nuk është në anën tonë, por ne jemi të gatshëm për kompromis të dyanshëm.”

Belgjika ka disa ide për Ballkanin si kreyqendra e Evropës duke kërkuar zgjidhje me dialog për shumë tema dhe vendime të matura politike.

Tv Klan