Për Golden State u dallua Curry që realizoi 37 pikë, festojnë edhe ekipet e Jazz e Clippers

Golden State Warriors fitoi ndeshjen e rëndësishme kundër Brooklyn Nets me rezultatin 117-99 në transfertë dhe vazhdon që të jetë në krye në Konferencën e Perëndimit. U dallua në parket Step Curry, i cili shënoi 37 pikë. Kevin Durant me 19 dhe James Harden me 24 pikë nuk e shmangën dot humbjen. Për Warriors, kjo është fitorja e 12 në këtë sezon, ndërsa për skuadrën nga Brooklyn humbja e 5.

Utah Jazz kthhet te fitorja pas dy dështimeve radhazi, duke mundur Filadelfian me rezultatin 120-85. Gobert me 15 pikë, 17 ribaunde dhe 4 bllokime dhe Mitchell ndihmuan në suksesin e arritur. Jazz shkojnë në 9 fitore dhe 5 humbje në këtë sezon, ndërsa Filadelfia pësoi zhgënjimin e 7.

Në “Staples Center”, Clippers mundën 106-92 Spurs, duke lënë pas humbjen kundër Chicago Bulls.

Paul George bëri diferencën me 34 pikë, 9 ribaunde dhe 4 asiste.

Ndësa për Spurs më i miri në parket ishte Murray me 26 pikë dhe 12 ribaunde.

Fitorja e nëntë për skuadrën nga Los Anxheles, ndërkohë që ekipi nga San Antonio vazhdon që të kalojë një moment negativ, ndërsa shkon në 10 humbje.

Klan News