Xhaferi i tërheq vëmendjen Presidentit


Xhaferi i tërheq vëmendjen Presidentit

20:00 12/08/2020

Paralajmërimi para mandatimit të Zaev për qeverinë e re

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, tërheq vëmendjen zyrës së Presidentit se me dhënien e mandatit pa zgjedhjen e kryetarit dhe formimin e shumicës, mund të shkaktojë krizë institucionale.

“Nëse interpretim politik është neni 110 i rregullores është shumë i qartë. Nëse interpretim politik është neni 90 i Kushtetutës që po ashtu është i qartë që thotë mandatin mund t’ia ndaj vetëm ati që ka shumicë në Parlament. Nëse mandati ndahet pa pasur kryetar Kuvendit, rrezikohet që institucionet të hynë në krizë kushtetuese-institucionale për faktin që kreu i shtetit nuk ka se cilin ta informon”, deklaroi Talat Xhaferi në emisionin “10Minuta” në TV21.

Por Pendarovski nuk pajtohet me interpretimin e Xhaferit.

“Presidenti u konsultua me emra eminent të fushës së drejtësisë dhe përfundimi ishte i qartë: Që të konsiderohet se Kuvendi është i konstituuar, duhet të verifikohen mandatet e deputeteve, e jo të bëhet ndonjë përzgjedhje. Presidenti Pendarovski edhe pse i kupton motivet e Xhaferit, mbetet në qëndrimin e tij që e konfirmon edhe praktika politike në vitet e kaluara kur në pushtet kanë qenë opsione politike të ndryshme”.

Sipas afateve të përcaktuara me Kushtetutë, Presidenti i Republikës në afat prej 10 ditëve, duhet t’ia dorëzojë mandatin, kandidatit që e informon se e ka shumicën. 

Tv Klan




Të ngjashme