Xherdan Shaqiri është një futbollist i Liverpool. Klubi finalist i Champions League pagoi rreth 13 milionë Paund te Stoke City, duke firmosur për 5 vite me mesfushorin me tipare sulmuese. Shaqiri tregoi edhe ambiciet e tij me ekipin e ri për televizionin e Liverpool.

Xherdan Shaqiri, futbollist i Liverpool : 

Si lojtar unë gjithmonë dua të jem në skenën e madhe të futbollit. Disa vite më parë unë e doja, por kjo nuk ndodhi. Unë do të doja të provoja veten, unë dua të jem më ekipin më të mirë dhe të fitoj trofe.

Trajneri Jurgen Klopp tha për faqen zyrtare të Liverpool se e ka admiruar prej kohësh Shaqirin qëkur luante në Zvicër dhe veçanërisht në Gjermani. Përvoja e tij në Premier League është një plus për të dhe meriton besim të plotë. Klopp tha se Shaqiri është një futbollist që mund të përshtat në disa pozicione dhe është i shpejtë, cilësi që shtynë ta afronte në ekip pa u menduar dy herë.

Xherdan Shaqiri është prej vitesh në kampionatin anglez ku me fanellën e Stoke City shënoi 15 gola në 84 ndeshje. 26-vjeçari i formuar te Basel ku ra në sy me ekipin e parë është aktivizuar edhe me Inter e Bayern Munchen.

Tv Klan