Në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, yjet që presin të bëhën nëna janë shfaqur rrëzellitëse teksa kanë treguar barkun e  rrumbullakosur në fustane të gjatë mbrëmjesh.  Emily Blunt, Anne Hathaway dhe  Chrissy Teigen kanë zgjedhur modele fustanesh të ndryshme për të parakaluar në tapetin e kuq ndërsa jnë në pritjen e ëmbël për tu bërë nëna.

Anne Hathaway mbante veshur një fustan të zi me gurë ngjyrë ari nga koleksioni vjeshtë- dimër 2015 i Naeem Khan.

Supermodelja Chrissy Teigen u shfaq me një fustan të ngushtë pas trupit në ngjyrë bezhë, i qëndisur komplet me lule të kuqe, me një bisht sirene nga Marchesa.

Aktorja Emily Blunt dukej shumë elegante nën petkun e njnë fustani ngjyrë rozë e ëmbël nga Prada. Fustani kishte një bisht të gjatë dhe ishte qëndisur me kristale./tvklan.al