Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, Ylli Rakipi në një lidhje direkte me emisionin Opinion, e cilësoi sulmin me armë ndaj Top Channel, një kalim të vijës së kuqe, një akt që mbjell terror.

“Është një kalim i vijës së kuqe. Ky akt mbjell terror, nuk është një akt terrorist. Përgjithësisht aktet terroriste, merren përsipër dhe tregohet qartësisht arsyeja. Aktet mafioze janë akte të cilat vështirë dhe të zbulohen. Unë uroj që ky të jetë një akt i zbulueshëm, sa më shpejt. Akte të tilla përgjithësisht vështirë të zbulon. Ndodhi në mediat, e ke parasysh ti, një ngjarje që ndodh rëndom në botën e tretë nuk zgjon median e madhe. Po të ndodhë kjo në perëndim, një akt i madh, menjëherë reagohet fort. Edhe në këtë rast reagimi është më i madh, por është e njëjta gjë që ka ndodhur 2 javë”.

Për Rakipin, sulmi është një mesazh dhe një akt shumë i qartë.

“Ky është një mesazh dhe një akt shumë i qartë. Sepse kështu kemi shkuar Fevzi, në këto pozita jemi. Jetojë bashkë me krimin. Asaj që ne i themi pjesë nëntokësore, pjesa poshtë, nuk është më poshtë, është bashkë. Ulen bashkë me ne, janë në krahun tonë. Ne Fevzi punojmë me ta. Populli ynë i dashur punon me ta, ditë dhe natë. Por të punosh me ta ke dhe kosto, siç ishte dy javë me parë, u vra banakierja e shkretë. Këtu u vra roja. Me vrasjen e rojes nuk është se ju mbyll goja fjalës së lirë të Top Channel apo jo. Shteti duhet të bëjë përpjekjet më serioze të mundshme, por dhe njerëzit aty të institucionit, të televizionit edhe ata mund të ndihmojnë shumë. Çfarë ata kanë, sepse në deklaratë siç e pashë unë… Po ata thoshin se askush nuk ka, atëherë e kanë me institucionin e lirë. Po me kë? Erdhën vranë lojën dhe institucioni i lirë shpëtoi? Domethënë e mbyllën institucionin e lirë duke vrarë rojen? Dua të nënvizoj këtu, ka ndodhur ajo që nuk duhet të shkonte deri këtu. Unë pajtohem, jam në krah të kësaj medie dhe është goditur një nga TV më të rëndësishme të vendit. Dhe kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Domethënë krimi mbërriti këtu, pastaj pjesa tjetër është e diskutueshme të cilën ne e harrojmë. Mbaron kjo ngjarje ne harrojmë dhe nesër kalojmë tek ngjarja tjetër. Por mbi të gjitha harron shteti. Shteti, qeveria duhet të ketë një alarm të jashtëzakonshëm sepse askush nga këta nuk ndalet më tani, ata e kanë botën e tyre. Botën ku ne jetojmë Fevzi e kanë të vetën, e kanë ata në zotërim dhe bëjnë çfarë të duan, marrin automatikun dhe shkojnë te TV më i madh i vendit dhe e sharrojnë atë. Pra jemi deri këtu”./tvklan.al