Vizita, një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri ku ka takuar kreun e qeverisë Rama. Tema e diskutuar mes tyre nuk është bërë publike, por ky takim vjen vetëm 1 ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik që u rimblodh ndonëse e kishte përfunduar misionin me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Më herët ambasadorja Kim është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar kryeministri Rama dhe deputetë të opozitës parlamentare. Ajo ka bërë thirrje që të miratohet pakti që palët arritën në 5 Qershor, pikërisht në rezidencën e ambasadës amerikane dhe marrëveshja mos të preket.

Ndërkohë Komisioni i Ligjeve filloi sot shqyrtimin e paketës së ligjeve për Kodin e ri Zgjedhor. Deputetët po miratojnë nen për nen ndryshimet, sipas draftit të dorëzuar, në bazë të marrëveshjes dhe sipas asaj që është dakordësuar në Këshillin Politik.

Klan Plus