Vota pra ndryshimeve kushtetuese u ka kushtuar teserën partiake 7 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj Kristo Mickovski lajmëroi mbrëmjen e së premtes përjashtimin e deputetëve që plotësuan kuorumin e nevojshme prej 80 votash për miratimin ne parlament.

Kristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE: S

htatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë, dëshpëruan mua, partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi ata që votuan pro ndryshimeve.

VMRO-DPMN akuzon qeverinë se ka paguar shuma marramendëse, deri në 1 milion Euro për të blerë deputetët opozitarë. Ata qëndruan të ulur në vendin e tyre në momentin që të tjerët, mes tyre edhe ish-kryeministri Gruevski, u ngritën në këmbë për të bojkotuar votimin.

Kryeministri Zoran Zaev e kaloi sprovën e parë dhe më të vështirë, atë të plotësimit të 2/3-ve. Kreu i qeverisë tha pas seancës maratonë se ky është vetëm fillimi.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë:

Është moment historik, falënderojmë çdo deputet që mori guximin dhe tejkaloi interesat partiake, për të zgjedhur të ardhmen e vendit. Udhëtimi jonë drejtë BE-së dhe NATO-s sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër.

Tashmë parlamenti do të kalojë në votim edhe 2 ndryshime të tjera, për të cilat nevojiten 61 vota dhe 80 vota sërish.

Vota historike që do t’i hapë rrugë përmbylljes së marrëveshjes për emrin dhe largon hijen e zgjedhjeve të parakohshme ne Maqedoni, u përshëndet nga liderët më të lartë perëndimorë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras telefonoi homologun Zaev për ta uruar për hapin e rëndësishëm drejt marrëveshjes mes dy vendeve. Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogerini dhe komisioneri për zgjerim Johanes hahn përshëndetën votën në parlament përmes një deklarate të përbashkët. Guximi politik, udhëheqja dhe përgjegjësia u arritën drejt zgjidhjes së një nga mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon. Ky vendim u konfirmua nga votimi sontëm në kuvend, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk zgjodhi gjuhën maqedonase për të përshëndetur Shkupin zyrtar. “Një votë, një hap i madh drejt afrimit të marrjes së vendit që ju takon në komunitetit tonë transatlantik”, shkruan Tusk.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg uroi votimin e së premtes. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në NATO”, thotë shefi i aleancës ushtarake.

Tv Klan