Në kuadër të operacionit policor të koduar “Good start” janë zbardhur 7 vjedhje të kryera ditët e fundit në Tiranë.

Si rezultat i zbardhjes së krimeve, janë vënë në pranga 3 persona, konkretisht: A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të sipërpërmendurit ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

30-vjeçari E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy të tjerët, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al