37-vjeçari arrestohet nga policia

Një 37-vjeçar nga Maliqi i Korçës u vu në prangat e policisë pas denoncimit të vajzës së tij 18-vjeçare, se ngacmohej seksualisht nga i ati. E reja ka vënë në dispozicion të hetuesve dhe disa regjistrime audio të bëra fshehtas në banesë, të siguruara nga Televizioni Klan, ku dëgjohet babai teksa kërkon vajza të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Babai: Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë.

Vajza: Ti je babai im.

Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë.

Vajza: Nesër flasim.

Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.

Vajza: Ndjenjat do t’i komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.

Babai: …..

Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallallëqe.

Babai: Jo nuk është nuk është gjë e Zotit ajo.

Vajza: Edhe çlidhje ka me mua?

Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish.

Vajza: Mos fol budallallëqe ik fli gjumë.

Babai: Vetëm një herë.

Vajza: Po ti je babai im.

Babai: E di, por është ndjenjë.

Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?

Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

Nëna e vajzës rrëfen se gjithçka ndodhi kur ajo nuk ndodhej në banesë, pasi prej një viti ishte ndarë nga 37-vjeçari.

Pasi morën këto regjistrime dhe dëshmitë e familjarëve, Policia e Korçës ka ngritur ndaj 37-vjeçarit akuzën e ngacmimit seksual.

Tv Klan