Samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ditën e nesërme (6 Dhjetor) do të mbahet në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.

Gazetarja e Klan News , Klesiana Omeri ka siguruar agjendën e nesërme të Samitit EU-Ballkani Perëndimor.

9:30 – Mbërritja e liderëve

10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming

10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë

11:00 – Fillon seanca plenare (I)

11:45 – Foto familjare

12:15 – Seanca plenare (II)

14:30 – Konferenca e liderëve /tvklan.al