Ka jetuar 19 milionë vite më parë dhe peshonte mbi 7 kg

Është zbuluar në Zelandën e Re një papagall gjigand që ka jetuar 19 milionë vjet më parë. Ekzemplari i gjetur është cilësuar si papagalli më i madh i prehistorisë i zbuluar deri më sot. Fosili është gjetur në ishullin Sud të Zelandës në një zonë paleontologjike nga njw ekip i Flinders University.

Sipas ekspertëve, ai mund të peshonte deri në 7 kg, kishte një sqep shumë të madh, gjë që bënte të mundur që ai të ushqehej me çfarëdolloj gjahu, përfshirë edhe specien e vet, duke e bërë kështu kanibal.

Fillimisht paleontologët menduan se bëhej fjalë për një shqiponjë gjigande, dhe për këtë arsye e quajtën Herakles Inexpectus, dhe shumë më pas u zbulua që kishin të bënin me një specie të re papagalli gjigand, që nuk ngjan aspak me 350 llojet që ekzistojnë aktualisht.

Klan Plus