Një ekip kërkuesish në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë gjetur prova të mjaftueshme se në sistemin tonë diellor ekziston edhe një planet tjetër në përmasa shumë të mëdha. Ata e kanë pagëzuar planeti i Nëntë.

Mendohet se ai është në një orbitë 20 herë më të madhe nga ajo e Neptunit dhe rrotullohet rreth Diellit me një distancë prej 4,5 miliardë kilometrash. Sipas Ëashington Post, “Planeti i nëntë” është rreth dhjetë herë më i madh se Toka.

Shkencëtarët Michael Broën dhe Konstantin Batigin, e botuan zbulimin e tyre në revistën “Astronomical Journal”. Ata thanë se nuk e kanë parë drejtpërdrejtë planetin e nëntë, por pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme se ai ekziston.

Astronomët u shprehën se ekziston mundësia që ky planet të jetë vendosur thellë në hapësirë, në sajë të forcave gravitacionale të planeteve të tjerë si Jupiteri e Saturni. Gjithësesi ata theksojnë se një pjesë e mirë e sistemit tonë diellor mbetet ende e pazbuluar.

Tv Klan