Zbulohet plantacioni më i madh i bimëve narkotike në Europë - Tv Klan

Zbulohet plantacioni më i madh i bimëve narkotike në Europë


Zbulohet plantacioni më i madh i bimëve narkotike në Europë

15:22 20/10/2021

Kapen 35,000 bimë marihuane dhe arrestohen tre persona në Spanjë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë spanjolle në kuadër të një operacioni antidrogë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Burimet policore raportuan se janë gjetur 135.000 bimë marihuanë, sasia më e lartë të kësaj kulture në Evropë.

Ferma ku ishte vendosur ky plantancion me përmasa të mëdha ka një sipërfaqe prej 12 hektarësh dhe mbikëqyrej  24 orë në ditë. Bimët pretendoheheshin se ishin të ligjshme pasi supozohej se ato  përdoreshin për qëllime industriale.

Garda Civile kreu një inspektim më 16 Shtator, mori mostra të bimëve dhe rezultati tregoi se këto bimë ishin në të vërtetë kanabis sativa, por ato ishin modifikuar gjenetikisht për t’u dukur si një bimë tjetër.

Në afërsi të fermës ndodheshin dy magazina të cilat kishin një sistem mbikëqyrjeje mjaf të sofistikuar ku ruheshin bimët.

Efektivët e policisë thonë se personat të cilët merreshin me kultivimin e bimëve narkotike janë kryesisht shtetas të huaj.                     

Klan News








Të ngjashme