Opozita do të protestojë sërish nesër në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet edhe seanca e radhës e parlamentit.

Mësohet se protesta nuk do te përqendrohet vetëm në hyrjen kryesore, por në 6 pika duke tentuar të bllokojë të gjitha hyrjet për në sallën e seancave plenare.

Sipas drejtuesve të opozitës protesta është  konceptuar si një formë rrethimi e parlamentit nga protestuesit.

Edhe ne protestën e nesërme nuk do të ketë fjalime.

Tv Klan