Drejtuesja Luana Vjollca gjithmonë di si të na surprizojë me programin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në televizionin Klan. Edhe kete të diel mbrëma na presin të papritura dhe çfarë nuk do të ndodhë në skënën gjigante të spektaklit të argëtimit. Mjafton vetëm një sekret që do u themi dhe do e kuptoni sa natë plot çmenduri do të jetë!
Gjejeni pak se me cilin personazh të famshëm do të puthet në buzë këngëtarja Irini Qirjako? Mendoni se është vajzë apo mashkull i famshëm i showbiz-it personi që Irini puthi në buzë falë një dënimi nga “Zari i puthjeve” në Zemër Luana?

Për herë të parë në një spektakël argëtimi në Shqipëri vjen në skenën e “Zemër Luana”, ylli shqiptar, aktori me famë ndërkombëtare Nik Xhelilaj, i cili do të zbulojë shumëçka sonte mbrëma. Në panel të ftuar do të jenë edhe aktorja e modelja Sara Kolami si edhe Bujar Asqeriu, të cilët janë pjesë e kastit të filmit “Policë për kokë”. Kush do të jetë “policia seksi” që do të “marroset” pas aktorit Xhelilaj?

Kush është “single” e kush në një lidhje nga të ftuarit e kësaj jave, këto e shumë surpriza të tjera na presin vetëm në mbrëmjen e sotme në televizionin Klan në “Zemër Luana” nga Luana Vjollca, si gjithmonë … ora 21:00!