Mbrëmja e të dielës tanimë ka vetëm një emër “Zemër Luana” dhe autorja e moderatorja Luana Vjollca di gjithmonë si të na surprizojë.

Teksa të gjithë jemi kuriozë se kush do të jetë sonte kapiteni i skuadrës “Luanët e kuq”, Bes Kallaku apo Florjan Binaj i cili u zbulua pak me parë se do të jetë këtë mbrëmje në spektakël.

Kjo mbrëmje premton shumë argëtim, sfida dhe mjaft të papritura, kjo pasi të ftuarit e sotëm janë njëri më “zjarr” se tjetri. Përveç Florjan Binaj të cilin fansat e programit mezi e prisnin, do të jenë të ftuar edhe “Nder i kombit” këngëtari Bujar Qamili, këngëtarja e famshme Adelina Tahiri, e cila rrëfen për herë të parë ekskluzivisht për “Zemër Luana” një lajm që askush nuk e ka ditur deri sonte mbrëma, artisti Dren Abazi, këngëtari Sabian, i cili shuan çdo kuriozitet këtë herë si dhe “uragani” që rrëmben vëmendje me çdo deklaratë, Antonela Berisha, e cila çfarë nuk do të zbulojë e deklarojë vetëm për “Zemër Luana”.

Nuk mund të mos mungojë edhe këngëtari i mbrëmjes së sotme që është një nga artistët më të preferuar të muzikës popullore Ervis Behari.

Mos harrojmë që do të kemi një super performancë nga Luana Vjollca dhe këngëtari Bujar Qamili, këtë e ka bërë të ditur vetë autorja nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram.

Këto e shumë e shumë të tjera do të ndodhin vetëm sonte në orën 21:00 në ekranin e televizionit Klan me “Zemër Luana” nën drejtimin e autores Luana Vjollca.