Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut ka vazhduar takimet elektorale në Labinot dhe Mal të Elbasanit. Kryetari Vangjel Dule ka vënë theksin e zgjedhjeve vendore për të vënë njerëzit më të aftë, ata që do të përmirësojnë vërtetë jetën e komuniteteve të cilave ju përkasin, pushteti vendor ka theksuar ai, nuk duhet të jetë dora e zgjatur e pushtetit qëndrorë, besojani votën tuaj dëshirës dhe arsyes.
Vangjel Dule: “Egzistojnë edhe njerëz të cilët duan që të investojnë pikërisht për një të ardhme me të mirë dhe Kadriu është një nga këta njerëz, jepini besimin tuaj, jepini votën tuaj”.

Partia e Ballit Kombëtar prezantojë kandidatin e saj për komunën e Bërxullit në rrethin e Tiranës, Sami Haka. Kryetari i partisë, Shpëtim Rroqi duke i kërkuar vota të pranishëmve, theksoj rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve, si ndarje përfundimisht nga pushteti i krimit.
Shpëtim Rroqi: “Me ndihmën, që Partia e Ballit Kombëtar, me mundësitë që ka ajo, qoftë në diasporë, qoftë me fondin e zhvillimit, të jeni të sigurt se kësaj komune mund t’ja ndryshojë fytyrën”.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi zhvillojë takime elektorale në rrethin e Matit dhe të Beratit. Gjinushi e cilësoj qeverisjen e së majtës të mirë në nivel qëndror dhe lokal në krahasim me Partinë Demokratike.
Skënder Gjinushi: “Berisha e di më mirë nga të gjithë se pas Kushtetutës vjen ligji, pas ligjeve vijnë institucionet dhe po u krijuan institucionet e pavarura nuk ka më pastaj politikan që të kenë në dorë dhe gurin dhe arën, nuk ka më pastaj një parti shtet, pasi institucionet e pavarura nuk lejojnë as manipulim vote, as gjyqe të rreme, as të dënojë politikisht kë ti dojë qefi, siç bëri në 93, apo siç përpiqet të bëjë tani në 2003”.

Kandidati i Partisë Demokrate të Re për bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, zhvillojë një takim me pensionistë të Tiranës të cilëve i kërkojë votën në shkëmbim të një jetese më të mirë.
Kreshnik Çollaku: “Sado mund të bëjë një kryetar bashkie, apo një qeveritar, asnjëherë nuk do të mund të plotësojë deri në fund atë që ju meritoni të merrni nga një kontribut që keni dhënë gjatë gjithë jetës tuaj”./tvklan.al