“PD do të dalë në zgjedhjet e 14 Majit me një kandidat të vetëm”, ishte kjo deklarata e kryedemokratit Berisha në konferencën me gazetarët. Berisha theksoi se çdo kandidat tjetët që del është i Edi Ramës dhe del për të dëmtuar Partinë Demokratike.  

Pyetje: PD a do të dalë në zgjedhjet lokale me 2 kandidatë, a mendoni se do të ndikojë kjo negativisht dhe a i quani përfundimisht të mbyllura negociatat me palën tjetër?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë diskutim që PD-ja del me një kandidat. Kandidatët tjerë, dalin në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në dhe u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre, por PD-ja del vetëm me një kandidat dhe të zgjedhur atë në një procedurë historike më të paparë në këtë vend, me primaret.

Pyetje: I quajtët kandidatë që do të nxjerrë Alibeaj si kandidatë të Edi Ramës, po në kushtet kur janë zbuluar disa emra, psh: Kapllanaj në Mallakastër, Ilir Koçaj në Kuçovë, Naim Gazidede në Dibër.. Emra të cilët kanë kontribuar për PD-në, vijoni t’i qëndroni mendimit se janë kandidatë të Ramës?

Sali Berisha: Janë kandidatë vetëm të Edi Ramës. A e di sa tendera ka fituar Kapllani, shihe njëherë. Me dhjetëra tendera, përfshirë dhe pallatet tek 5 Maji./tvklan.al