8000 anëtarë të Partisë Socialiste votuan për 44 delegatët me të cilët do të përfaqësohen në kongresin e 19 marsit. Kryeministri dhe kryetari  i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh entuziast nga pjesëmarrja.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me kongresin e partisë, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit, duke thelluar operacionin në çdo sektor.

Kreu i qeverisë ka parë nga afër punimet në shëtitoren Lungomare në qytetin e Vlorës po ashtu i shoqëruar nga  Ministrja e Arsimit,vizitoi sot një nga shkollat që ka përfituar nga programi i ndërtimit dhe rikonstruksionit.

Tv Klan