Kandidatët e dy forcave kryesore politike për bashkinë e Vlorës, njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë  Esat Hasani i Partisë Demokratike dhe Shpëtim Gjika i Partisë Socialiste janë përballur në një debat të hapur me njëri-tjetrin.

Përmes emisionit “Opinion” të dy kandidatët ballafaquan platformat e tyre.

“Unë kam një CV që më bën krenar dhe njëkohësisht më jep besim që të kërkoj votën e qytetareve. Unë nuk ka rivendosur të kandidoj, por e kam mision për të vazhduar detyrën dhe jo për tu ballafaquar me kandidatin, i cili ka vetëm një CV doganore dhe që nuk përbën zhvillim për Vlorën. Unë s’kam ndërmend të ballafaqohem me të sepse i mungojnë alternativat”, tha Gjika.

“Unë përfaqësoj forcën politike të Partisë Demokratike dhe i kujtoj Gjikës që si rezultat i keqadministrimit të tij në Vlorë PD fitoi dy deputetë në bastionin që konsiderohej i socialistëve. Dua të theksoj se në infrastrukturë në Vlorë nuk është ndërhyrë fare, s’ka sipërfaqe të gjelbër për shkak se janë dhënë leje ndërtimi pa kriter”, tha Hasani./tvklan.al

Të ftuar: Esat Hasani kandidat i Partisë Demokratike dhe Shpëtim Gjika kandidat i Partisë Socialiste.