Nis javën e ardhshme diskutimi në parlament

Greqia do të vijojë me miratimin e ligjit për zgjerimin me 12  milje në detin Jon.

Një ditë pas drekës së kryeministrit Rama me homologun grek Mitsotakis dhe kryediplomatin Dendias, mediat greke njoftojnë se të martën e 12 Janarit, Komisioni i Jashtëm i parlamentit grek do të nisë diskutimin e këtij projektligji dhe nëse nuk ka asnjë kundërshti ai do i kalojë seancës plenare për miratim në 19 Janar.

Shqipëria nuk e ka kundërshtuar nismën, duke e quajtur si të drejtë të Greqisë, një e drejtë që kryeministri Rama thotë se e ka ushtruar edhe Shqipëria më parë. Por presidenti Meta e konsideruar të papranueshme.

Projektligji parashikon sferat e zbatimit të kësaj shtrirje në rajonin detar verior të  ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro ndërsa specifikohen qartë se kjo hapësirë përfshin brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek, siç parashikon dhe në të drejtën e miratuar në 1982.

Ashtu siç u bë e njohur me miratimin e dekretit presidencial në fund të Dhjetorit në projektligj parashikohet zgjerimi në këtë zone të detit Jon në 12 milje.

Ministri i jashtëm grek në Twitter e cilëson si moment historik ushtrimin e kësaj të drejte të patjetërsueshme të Greqisë. Sipas tij dorëzimi i këtij projektligji është bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në ligjin ndërkombëtar të detit e që siç shkruan konfirmon strategjinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje me vendet fqinje, gjithmonë bazuar në ligjet ndërkombëtare e duke promovuar sigurinë në rajon.

Tv Klan