Gjyqtare nga Apelet për çështje të caktuara

Përballë rrezikut të lirimit të disa personave që presin ekstradimin për shkak të skadimit të afateve dhe një stoku prej 32 mijë dosjesh të pashqyrtuara, Këshilli i Lartë gjyqësor ka gjetur zgjidhjen për zhbllokimin e Gjykatës së Lartë.

Në mbledhjen e kësaj të martë u vendos që shqyrtimi i çështjeve të bëhet nga gjyqtarë të gjykatave të Apelit nga rrethet, të cilët të jenë me jo me pak se 13 vite eksperience dhe të kenë kaluar vettingun.

Zgjidhja e gjetur nga KLGJ është një nga tre opsionet që misioni EURALIUS përgatiti për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë. Por ky opsion sipas eksperteve europianë duhet të ishte masa e fundit dhe te ndërmerrej vetëm në raste të veçanta. Dy versionet e tjera që ofronte EURALIUS ishte delegimi i gjyqtarëve dhe transferimi i përkohshëm.

Por këto dy skema sipas KLGJ donin me shumë kohë dhe situata emergjente në gjykatën e lartë kërkon zgjidhjen më të shpejtë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 gjyqtarë, nga 19 që duhet të ketë.  Për 3 kandidatët jo gjyqtarë ka nisur verifikimi, ndërsa për kandidatët gjyqtarë duhet të përfundojë procesi i vettingut në të dyja shkallët. Nisur nga kjo fazë e procesit parashikohet që ngritja e Gjykatës së Lartë të marrë edhe disa muaj kohë.

Tv Klan