Zhgënjen Golden State e Phoenix Suns



Zhgënjen Golden State e Phoenix Suns

14:22 18/04/2021

Kampionët tregojnë dhëmbët, Lakers mposht pa shumë probleme Uttah Jazz

Pas katër fitoreve radhazi, Golden State ka regjistruar humbjen e radhës në EN BI EJN amerikan. Forma sërish e mirë e treguar nga Stefan Kerri me 47 pikë të realizuara, 7 rebaund dhe 3 asiste nuk i mjaftoi Stayte të mposhtur Boston Celtics, që triumfoi me shifrat 119-114. Kjo ishte fitorja e 6 radhazi për Boston Celtics, që ka blinduar pozitat në zonën Play Off të renditjes në Konferencën e Lindjes, ndërsa State do të duhet të djersijnë ende shumë për të siguruar një vend në fazën finale.

Disfatë shënoi dhe Feniks Sans, që u mposht në shtëpi nga San Antonio Spurs me shifrat 111-85. Fitore me mjaft vlera për ecurinë e saj në kampionat mori Los Angelos Lakers. Kampionët triumfuan 127-115 përballë kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Uta Xhaz. Nuk zhgënjen Chigaco Bulls, që triumfoi 106-96 përballë Cleveland Cavaliers, Washington Wizards mposhti Detroit Pistons. ndërsa Memphis Grizzlies regjistroi suksesin me shifrat 115-128 në transfertën ndaj Milwaukee Bucks.

Klan News







Të ngjashme