Një terapi e re mjaft premtuese kundër paralizës mbërrin nga SHBA. Sipas kërkimit të publikuar në revistën “Science”, kaviet e laboratorit kanë rifituar aftësinë e lëvizjes pas 4 javësh, pas vetëm një injeksioni të preparatit që riparon dëmet në shtyllën kurrizore.

Eksperimentimi preklinik i drejtuar nga profesor Samuel Stupp i  Universitetit Verilindor të Çikagos tregoi se kur ky preparat injektohej tek kaviet paraplegjikë, i ka risjellë funksionimin e gjymtyrëve të poshtëm, duke ndikuar në rigjenerimin e fibrrave nervore.

Sipas grupit kërkimor terapia ka si qëllim gjetjen e një terapie që të ndihmojë në mos paralizë pas një traume të rëndë  apo një sëmundjeje. Prej dekadash shkencëtarët janë përpjekur të krijojnë diçka që të riparojë këto dëme të rënda, pasi sistemi nervor qendror, që përfshin trurin dhe palcën kurrizore nuk ka asnjë aftësi ripërtëritjeje pas një dëmtimi apo sëmundjeje.

Pikërisht terapia eksperimentale ka si qëllim nxitjen e sinjaleve që ndikojnë në rigjenerimin e nervave.

Klan News