Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump; Libri që pritet të tronditë presidencën amerikane ka dalë në treg.

Ishte planifikuar më 9 janar, por përpjekjet e avokatëve të Trump për ta bllokuar bënë që botuesit të përshpejtonin procedurën. Dhe interesi ka qenë përtej të pritshmes. Radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit në libraritë e Uashingtonit, ku kopjet e ‘Fire and Fury’ u shitën në vetëm 20 minuta.

Libri i gazetarit Michael Wolff, tenton te tregoje anën e errët të Presidentit. Në të thuhet se Trump ishte i habitur po aq sa pjesa tjetër e botës për fitoren e tij.  Bashkëshortja e tij, Melania ishte e përlotur, por jo nga gëzimi. Ajo kishte qenë e shqetësuar për publikimin e fotove te saj nudo nga “The New York Times”. Vajza e tij Ivanka, sipas autorit, ka një plan bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner për t’u bërë Presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara. 

Trump ka panik nga helmimi dhe për këtë arsye ai konsumon vetëm fast-food, thuhet në libër. Presidenti ka reaguar ne Twitter, duke thënë se libri është i mbushur plot me gënjeshtra . I bazuar në mbi 200 intervista libri ka prekur pikën e dobët të Presidentit amerikan: Imazhin e tij.

Tv Klan