Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Bashkinë e Dropullit në Gjirokastër. Zjarri ka rënë në fshatrat Goricë e Frashtan dhe është përhapur për shkak të erës.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, ndërsa nga ajri një helikopter po ndihmon në shuarjen e flakëve.

Po kështu, në terren janë edhe Forcat e Armatosura që po luftojnë me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre.

/tvklan.al