Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Vlorës përmbytën edhe bibliotekën publike “Shefqet Musarai”, si dhe kishën Ortodokse.

Pamjet e filmuara mëngjesin e së dielës tregojnë qartë dëmet e shkaktuara, ku niveli i ujit sipas drejtoreshës së bibliotekës arriti deri në 50cm.

Iltana Koleka në intervistën e dhënë shprehet se sektori i librave për fëmijë në katin e parë është dëmtuar pothuajse tërësisht.

Iltana Koleka: Të themi që situata është mirë, jo absolutisht. Uji është i futur gjysëm metri. Kati i parë i parë i sektorit të librave për fëmijë është shkatërruar. Megjithatë, shumë libra kanë shpëtuar. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka.

Kjo është katastrofa e tretë në përmbytje flasim sepse me shkatërrim, djegie dhe dhunim të bibliotekës janë bërë, por në këto 30 vjet, është hera e tretë që përmbytet biblioteka. Tani do të bëhet bilanci i librave të dëmtuar e të humbur sepse siç e shikoni kësaj nuk ke çfarë i shpëton më.


/tvklan.al