19 nxënës humbën jetën tragjikisht nga një zjarr që përfshiu një qendër tregtare në Indi. 20 të tjerë morën plagë të rënda.

Ngjarja ndodhi në qytetin perëndimor të Suratit. Nxënësit, të gjithë nën 20-vjeç, merrnin pjesë në një kurs kur klasa e tyre, e ndodhur brenda qendrës tregtare u përfshi nga flakët.

Disa prej tyre u hodhën nga dritaret e katit të tretë për t’i shpëtuar zjarrin, por shumica humbën jetën. Shkaqet janë ende të paqarta.

Tv Klan