Flakët u favorizuan nga era e fortë

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në fshatin Zvërnec të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi nga era e fortë duke vënë në rrezik jetën e banorëve, e për pasojë është bërë evakuimi i tyre nga uniformat blu.

Banorët e kanë kaluar natën jashtë, teksa forcat zjarrfikëse kanë “luftuar” me flakët.

Zjarri ka përfshirë varrezat si dhe ullishtet shumë pranë fshatit Zvërnec.

Tv Klan