Shpenzimet e të gjithë emigrantëve shqiptarë të cilët humbën apo pësuan dëmtime të dokumentave të identifikimit gjatë zjarreve që përfshinë zonën e Atikës në Greqi, do të mbulohen nga Ambasada jonë në Athinë.

Lajmi bëhet publik në rrjeet sociale nga Ambasada Shqiptare në Athinë, e cila i referohet vendimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, sipas të cilit të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga pala shqiptare.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare në Greqi.

Zjarret e rëna në zonën e Atikës në Greqi shkaktuan afro 90 viktima, mes të cilave edhe shqiptarë.

Tv Klan