Ishulli grek Elafonissos vazhdon të jetë ende nën pushtetin e flakëve, 24 orë pas nisjes së zjarrit mëngjesin e së shtunës. Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë shkuar 10 helikopterë, 90 zjarrfikës me 19 automjet dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Edhe pse autoritetet e zonës njoftuan se situata është nën kontrollon, këtë të diel ata kanë urdhëruar evakuimin e turistëve që ishin në zonën ku ra zjarri.

“Prioriteti ynë tani për tani është të mos rrezikojmë asnjë jetë njerëzore. Kampingu në plazhin e Simos është evakuuar për dy orë sepse zona ishte e populluar shumë. Gjithashtu është bërë dhe evakuuimi i njerëzve që ishin në zonën e Panagjisë në mënyrë që mos rrezikohet jeta e asnjë turistët. Të gjitha ekipet e shpëtimit janë koordinuar më së mirë dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit“, ka thënë për mediat greke Kryetari i komunës, Efi Roumani.

Sipas tij, problem janë dhe erërat e forta të cilat mundësojnë që flakët të përhapen me shpejtësi./tvklan.al