drShumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e mesit dhe problemet me kockat. Simptomat janë të ndryshme. Mjeku specialist në Kirurgjinë Ortopedike, Ledian Fezollari në një intervistë për tvklan.al ka shpjeguar faktorët që ndikojnë në dhimbjen e mesit, simptomat, si dhe testet që kryhen për një ekzaminim fizik të kësaj dhimbje. Doktor Fezollari thekson se një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të mesit është dhimbja muskulare nga mbi-aktivitetet, pasi muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen.

Çfarë është dhimbja e mesit, si mund ta përshkruajmë atë?

Dhimbja e mesit është e ndryshme nga një person në tjetër. Dhimbja mund të ketë një fillim të ngadaltë apo mund të vijë papritur. Dhimbja mund të jetë me ndërprerje, pra të shfaqet herë pas here ose e vazhdueshme. Në shumicën e rasteve, dhimbja e mesit zgjidhet vetë brenda disa javësh.

Cilët janë faktorët e riskut, prej të cilëve duhet patur kujdes?

Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).

Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje ëe extensionit (drejtimit) të shpinës.

Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.

Një stil jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rrisin rrezikun për të zhvilluar një discopathy për shkak të mbështetjes (supportit) të pamjaftueshëm të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës.

Aktivitetet e përsëritura që tendosin shpinën. Shumë punë fizike kërkojnë ngritje peshash konstante, shtyrja, tërheqja, përkulja apo lëvizjet gjarpëruese. Përdorimi i lëvizjeve dhe teknikave të sigurta mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.

Pesha. Të jesh mbi peshë shtohet stresi i ushtruar në disqet e mesit, si dhe dobësia e muskujve

Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet-vibrimet nga motorri i makinës, mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.

Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerim më të shpejtë.

Gjatë pleqërisë si pasojë e dobësimit dhe degjenerimit të disqeve.

Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë hernie diskale se sa femrat.

Faktorët gjenetik që lidhen me degjenerimin e hershëm të indeve kanë qenë postulatit edhe si shkak të mundshëm të përkeqësimit të disqeve (studim i kohëve të fundit, për momentin pa konkluzione të qarta).

Cilat janë shkaqet e dhimbjeve të mesit?

Ka shumë shkaqe të dhimbjeve të mesit. Kjo nganjëherë ndodh pas një lëvizje të veçantë të tilla, si ngritja e një peshe apo përkulja. Mosha gjithashtu luan një rol në dhimbjen e mesit. Duke u shtyrë në moshë dhe shpina ‘mplaket’ me ne. Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerative në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojnë në ’30 apo edhe më të rinj dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete. Këto ndryshime të plakjes nuk lejojnë që shumica e njerëzve të jenë produktiv dhe përgjithësisht pa dhimbje. Ne kemi parë të gjithë 70 – vjeçar në maratonë i cili pa dyshim ka ndryshime degjenerative në shpinë!

Mbiaktivitetet, (sforcimet)

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të mesit është dhëmbja muskulare nga mbi-aktivitetet. Muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen. Kjo vjen pas një loje golfi apo diçka tjetër në fillim të sezonit ose kur punojmë shumë, si për shembull heqja apo pastrimi i borës në oborr në një ditë. Ne të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim” dhe dhimbje mesi dhe në zona të tjera të trupit që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

Çfarë kuptojmë me probleme të disqeve?

Lëndimi i Disqeve – Disa njerëz zhvillojnë dhimbje mesi që nuk kalon brenda disa ditësh. Kjo mund të thotë se ka një dëmtim në një disk.

Çarja apo grisje e Diskut – Çarje të vogla në pjesën e jashtme të diskut (annulus), ndonjëherë ndodh me plakjen. Disa njerëz me çarje të diskut mund të mos kenë asnjë dhimbje. Të tjerë mund të kenë dhimbje që zgjat për disa javë, muaj ose edhe më të gjatë. Një numër i vogël i njerëzve mund të zhvillojë dhimbje të vazhdueshme që zgjat për vite dhe është mjaft invazlidizuese. Fakti që pse disa njerëz kanë dhimbje dhe të tjerët nuk kanë ende nuk dihet mirë.

Hernia diskale – Një tjetër lloj i zakonshëm i lëndimeve diskale është ‘rrëshqitja e diskut’, që në gjuhën mjekësore quhet hernie diskale. Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës. Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës, si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhur hernia e cila vjen deri te ndryshimi sensitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktojë rënie të forcës muskulore, duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

Si dhe pse ndodh kjo hernie e diskut?

Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor. Disku intervertebral është një pllakë kërcore e cila anash ka ligamentet të cilat e mbajnë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësojë boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë e lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te lëndimi i diskut apo degjenerimi i diskut, duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë. Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, shfaqet ‘rrëshqitja e diskut’ apo hernia diskale. Disku i hernizuar lëviz në drejtim të strukturave nervore përreth, ku mund të bëj dëmtim direkt apo indirekt të elementeve nervore apo edhe palcës kurrizore. Shkalla e dëmtimit të shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Ky disk ndonjëherë shkon në drejtim anësor ku gjenden rrënjët nervore duke shkaktuar dhimbje të fortë të mesit dhe këmbeve. Kur disku del në drejtim medial kah palca kurrizore, atëherë përveç dhimbjeve, mund të shkaktojë edhe ç’rregullime të ndjeshmërisë dhe të sfinktereve. Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Në këto raste indikacioni për intervenim kirurgjik është urgjent.

Pra një disk rrëshqet kur qendra e saj si-pelte (bërthama) shtyn kundër unazës saj të jashtme (annulus). Nëse disku është grisur apo çarë shumë ose lënduar, bërthama mund të dalë përgjatë gjithë rrugës . Kur disku del jashtë prolabon në drejtim të kanalit kurrizor, ajo vë në presion nervat e ndjeshmërisë kurrizore duke shkaktuar dhimbje. Një disk i rrëshqitur apo i herniuar në mes të shpinës shpesh vë në presion rrënjët nervore që shkojnë në kofshë, kërcir dhe këmbë. Shpesh dhimbje ndodhin në vithe, si dhe përgjatë këmbës. Kjo është prekja e nervit shiatik apo iskiatikalgjia. Një hernie diskale shpesh ndodh nga ngritja e peshave, shtyrja, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese.

Kur kemi të bëjmë me degjenerim të diskut?

Me moshën, disqet intevertebral fillojnë të dëmtohen dhe tkurren. Në disa raste ata mund të shkatërrohen krejtësisht dhe të shkaktojnë nyjet e faceteve, të prekin apo të fërkohen kundrejt njëra mbi tjetrën, duke dhënë dhimbje dhe ngurtësim. Ky dëmtim “wear and tear” në nyjet e facetave referohet si osteoarthritis. Kjo mund të çojë në probleme të tjera, përfshirë këtu edhe stenozën kurrizore.

Çfarë është spondilolisteza degjenerative?

Është rrëshqitja e një vertebre mbi tjetrën. Ndryshimet nga plakja dhe dëmtimi “wear and tear” e bëjnë të vështirë që nyjet dhe ligamentet të mbajnë shpinën në pozicionin e duhur. Rruazat lëvizin më shumë se sa duhet dhe një rruazë mund të rrëshqasë përpara në krye të një tjetre. Nëse rrëshqitja përparon shumë eshtrat mund të fillojnë të shtypin nervat shpinorë (kurrizorë).

Kur ndodh stenoza spinale (kurriozre)?

Stenoza kurrizore ndodh kur hapësira rreth palcës kurrizore ngushton dhe e vë në presion palcën kurrizore dhe nervat.

Kur disqet intervertebral kolapsohen dhe osteoarthritis zhvillohet, organizmi mund të përgjigjet duke rritur kockë të re në nyjet e faceteve për të ndihmuar mbështetjen e rruazave. Me kalimin e kohës, kjo rritje e jashtëzakonshme e kockave quhet Spurs, e cila mund të çojë në një ngushtim të kanalit kurrizor. Osteoarthritis gjithashtu mund të shkaktojë trashje të ligamenteve që lidhin rruazat, e cila mund të kufizojë kanalin kurrizor.

Çfarë është skolioza dhe ku haset me shpesh?

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësorë të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësorë të saj, gjë që e bën atë të duket në formën “S” ose “C”, që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”. Pra skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësorë dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3 dimensional. Kjo kurbë anormale e shtyllës kurrizore haset zakonisht te fëmijët, më shpesh gjatë viteve të tyre të adoleshencës. Ajo gjithashtu mund të zhvillohet tek pacientët e moshuar të cilët kanë osteoartrit. Ky shtrembërim kurrizorë mund të shkaktojë dhimbje mesi.

Doktor përveç shkaqeve që përmendëm, a ka shkaqe të tjera të dhimbjes së mesit?

Ka shumë shkaqe të tjera të dhimbjes së mesit disa prej të cilave mund të jenë serioze. Nëse ju keni sëmundje vaskulare apo arteriale, një histori të kancerit apo dhimbje që është gjithmonë aty, pavarësisht nivelit tuaj të aktivitetit apo pozicionit, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të kujdesit parësor.

Cilat janë simptomat e dhimbjes së mesit?

Dhimbja e mesit ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo mund të jetë e shurdhër ose të ndjehet si ngërç. Lloji i dhimbjes që keni do të varet nga shkaku themelor i dhimbjeve të mesit. Tek shumica e njerëzve do të gjeni se mbështetja ose shtrirja do të përmirësojë dhimbje e mesit, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje mesi mund të përjetojnë disa nga këto simptoma. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjerë në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë.

  • Dhimbja e mesit mund të përkeqsohet me përkuljen apo ngritjen (peshash).
  • Të ulurit mund të përkeqësojë dhimbjen.
  • Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhimbjen.
  • Dhimbja e mesit vjen dhe shkon dhe shpesh ndjek një kurs me ngritje dhe rënie me ditë të mira dhe ditë të këqija.
  • Dhimbja mund të përhapet nga mesi në vithe në zonë e jashtme të kofshës, por jo poshtë në këmbë.
  • Iskiatikalgjia (apo nervi shiatik) është e zakonshme në një hernie diskale. Kjo përfshin vithet dhe dhimbjen në këmbë, dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit shiatik, pa dhimbje mesi.

Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmisohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.

Cilat janë testet dhe diagnoza për të kryer ekzaminimin fizik?

Pas diskutimit të simptomave tuaja dhe historisë mjekësore, mjeku do të ekzaminojë shpinën. Kjo do të përfshijë inspeksionin – shikimin e shpinës dhe palpacionin – prekjen për të zbuluar zonat e dhimbshme. Mjeku mund t’ju kërkojë të përkuleni përpara, pas, anash, në krah për të parë kufizim të lëvizjeve apo dhimbje.

Mjeku mund të masë apo vlersojë funksionin e nervave në këmbë. Kjo përfshin kontrollin e reflekseve në gjunjë dhe në kycin e këmbës, si edhe testimi i forcës dhe ndjeshmërisë. Ky ekzaminim mund të nxjerrë në pah prekjen serioze të nervave.

Testet Imazherike. Teste të tjera të cilat mund të ndihmojnë mjekun për të konfirmuar diagnozën përfshijnë:

X-rays apo Radiografia. Edhe pse ato vizualizojnë vetëm kockat, X-ray mund të ndihmojë në përcaktimin nëse keni shkaqet të dukshme të dhimbjeve të mesit. Ajo do të tregojë për eshtra të thyera – fraktura, ndryshimet e plakjes, kthesa – kurbat, apo deformime. X-ray nuk tregon për disqet, muskujt ose nervat.

Rezonanca Magnetike Imazherike (MRI). Ky ekzaminim mund të krijojë imazhe më të mira të indeve të buta të tilla, si muskujt, nervat, dhe disqet kurrizore. Kushte të tilla si hernia diskale ose një infeksion janë më të dukshme në një MRI scan.

Tomografia e Kompjuterizuar Axiale (CAT). Nëse mjeku dyshon një problem të kockave, ai ose ajo mund të sugjerojnë një hulumtim me CAT scan. Ky ekzaminim është si një X-ray tre – dimensionale dhe fokusohet te kockat.

Scaneri i kockave (Bone scan). Një scan i kockave mund të sugjerohet nëse mjeku ka nevojë për më shumë informacion për të vlerësuar dhimbjen tuaj dhe për të siguruar se dhimbja nuk është nga një problem i rrallë, si kanceri apo infeksion.

Densitomeria Kockore (DEXA Scan). Nëse osteoporoza dyshohet mjeku mund të urdhërojë një test të densitetit të kockave. Osteoporozën dobëson kockat dhe i bën ato më shumë të prirura për t’u thyer. Osteoporozën në vetvete nuk duhet të shkaktojë dhimbje mesi, por frakturat – thyerjet e vertebrave nga osteoporoza mund të shfaqen.

Intervistoi: Vilma Kërçiku