Daniel Qose dhe David Larti, 33 dhe 30 vjeç do të qëndrojnë në qeli pa afat gjatë hetimeve për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi në një hotel në Dhërmi.

Ata akuzohen nga prokuroria se kanë ndihmuar autorin Gerald Shehu në fshehjen e krimit dhe trupit të 31-vjeçarit, që u gjet  në një gurore në Gjipe mes shkurreve.

Hetimet treguan se ata dogjën sendet personale të viktimës dhe transportuan trupin e pajetë drejta makinës së përdorur nga autori.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura këtë të diel në Gjykatën e Vlorës, ata u shprehën të penduar për krimin dhe pretenduan se kishin vepruar nën kërcënimin e autorit të ngjarjes.

Ky I fundit pas një konflikti për motive ende të panjohura qëlloi me armë zjarri ndaj recepsionistit duke e lënë atë të vdekur.

Gerald Shehu u ndalua në Greqi disa orë pas ngjarjes së rëndë dhe pritet të bëhet dorëzimi i tij drejtesisë shqiptare për tu përballur me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. 

Tv Klan