Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në lagjen Ndoc Mazi në Shkodër.

Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i plagosur qytetari me iniciale N.P. Sipas asaj që ka mundur të mësojë korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja, i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë.

Akoma nuk dihet se kush mund të jetë autori apo autorët e ngjarjes si dhe motivi që mund të ketë çuar në të shtënat me armë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit/ëve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/tvklan.al