Rritet numri i të shtruarve në spitale

11 pacientë nuk i mbijetuan Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur numrin e lartë të jetëve të humbura këtë të dielë.

4 prej tyre janë qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 1 nga Saranda, 1 nga Kurbini, 1 nga Kavaja, 1 nga Vlora, 1 nga Bulqiza, më i riu prej tyre 57 vjeç.

Në 3345 testime u zbuluan 539 raste të reja, ku 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje.

Optimiste janë shifrat për numrin e të shëruarvenë raport me atë të të infektuarve të rinj. Në 24 orët e fundit e kanë kaluar Covid-19, 839 qytetarë.

Në spitalet COVID gjenden të shtruar 222 persona, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan