12 vite burg për ish-kreun e shërbimit sekret në RMV



12 vite burg për ish-kreun e shërbimit sekret në RMV

16:59 26/02/2021

Burg edhe për ish-ministren e Brendshme të Gruevskit

Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e solli dhe e po e publikon aktgjykimin si vijon: Të akuzuarit, Goran Gruevski, Toni Jakimovski, Gordana Jankullovska, Nikolla Boshkoski, Sasho Mijallkov, Nadica Nikoliç, Vlladimir Vallerov, Marjan Shumulikoski, Sillvana Zllatkova, Vasill Isakoski dhe Valentina Simonoska janë fajtorë.

 Ish shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg për përgjimin masiv të mbi 20 mijë qytetarëve gjatë periudhës prej vitit 2008 e deri në vitin 2015 pasi u cilësua si organizator i kësaj vepre penale. Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u dënua me 4 vite burg për shkatërrimin e pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi, që të mbulohen gjurmët. Dy ish agjentë të shërbimit sekret që po ashtu ishin në listën e të akuzuarve, gjendet në arrati në Greqi sepse shteti grek nuk pranon ekstradimin e tyre, por gjykata i dënoi në mungesë. Goran Grujovski u dënua me 15 vite burg, dhe po aq burg mori edhe bashkëpunëtori i tij me të cilin janë arratisur, Nikolla Boshkovski. Të tjerët që janë të akuzuar për bashkëpunim gjatë përgjimit, janë dënuar me nga 1 deri në 6 vite burg.

Prokurorja Lençe Ristovska ishte e kënaqur nga vendimi dhe tha se Mijallkov duhet dërguar menjëherë në paraburgim në burgun e Shkupit, pasi policia nuk ka pajisje për monitorim 24 orësh të Mijallkovit me video dhe audio.

“Kërkesa për paraburgim ishte e arsyeshme pasi ekziston rrezik i arratisjes. E arsyetova se kemi prova se ai ka leje për qëndrim në Çeki, se ka pasuri, dhe se paraburgimi shtëpiak nuk mund të realizohet si duhet. Edhe për faktin se një periudhë të caktuar pas shqiptimit të burgut shtëpiak nuk ishte i kapshëm, vetëm na e shtoi besimin se ka nevojë për shqiptim të paraburgimit”

Pavarësisht kundërshtimeve të avokatit të tij, pas gjykimit Mijallkov në vend se të shkojë në shtëpinë e tij shkoi në burgun e Shkupit prej ku do të vazhdojë me ankesat ndaj vendimit për burg 12 vjeçar.

Përgjimi masiv i kundërshtarëve politik, gazetarëve e personave të ndryshëm publik gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE së, që u denoncua nga opozita e atëhershme LSDM,solli krizë të thellë politike gjatë vitit 2015 pas çka pasuan edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në krye të Qeverisë erdhi Zoran Zaev me LSDM-në. Kishte nisur me punë edhe Prokuroria Speciale e cila po gjykonte kreun e VMRO DPMNE së për vepra të ndryshme penale dhe ky proces është një prej tyre që nisi kjo prokurori që tashmë është shuar pas kapjes së kryeprokurores speciale Katica Janeva në korrupsion disa milion eurosh.

Klan Macedonia







Të ngjashme