Duke folur për rrugëtimin e tij politik në Klan Maqedoni, kreu i BDI-së Ahmeti është shprehur se shqiptarët duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe BE-në.

“Unë jam idhtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ahmeti.

Ndërsa nga ana tjetër, Blendi Fevziu iu drejtua Ahmetit se ky është një objektiv shumë i madh dhe realizimi i tij do të ishte diçka shumë e madhe./tvklan.mk