7 shoferë janë arrestuar brenda javës në vend, për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, janë vënë 9207 gjoba dhe janë bllokuar 7 automjete.

“Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 7 Arrestime dhe procedime penale: 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 6 persona për pa leje drejtimi. 2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. 1 person për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, 2 persona u procedua për korrupsion aktiv.

Masat administrative: 9.207 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,315 në ditë. 129 masa për xhama të zinj. 759 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 471 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 702 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”. 571 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 5.247 masa për qëndrim të gabuar. 828 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169. Pezullime dhe bllokime:

13 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit. 46 raste për tejkalim shpejtësie. 27 raste të ndryshme. 7 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!”, thuhet në njoftimin zyrtar./tvklan.al