Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 395 testime, ndërsa 6 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.

Janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,513 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al